Feston sot ditëlindjen! Kush fshihet pas surprizës romantike për Melinda Ademin? (FOTO LAJM)

Melinda Ademi feston ditën e sotme 26-vjetorin e lindjes. Urimet për të nuk kanë munguar nga fansat, miqtë e njerëzit e saj më të afërt. Mirëpo, Melinda ka marrë edhe një surprizë romantike. Ajo ka publikuar foto e video në rrjetet sociale ku shihet në një dhomë të dekoruar me trëndafila, shampanjë dhe tullumbaca.

Kush fshihet pas kësaj surprize? Melinda e ka mbajtur hermetike jetës e saj private megjithëse një vit më parë u përfol për një lidhje me menaxherin e kompanisë “RedBox”, Granit Muhaxheri. Madje, u tha se raporti mes tyre është shumë serioz dhe se Melinda dhe Graniti kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Ata nuk i mohuan e as i pohuan këto zëra e nuk dihet me siguri nëse janë realisht bashkë apo jo.


Shtuar 19.11.2021 13:15