Festoi ditëlindjen, Ana zbulon dhuratën e veçantë që i bëri partneri misterioz (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi festoi ditëlindjen. Ajo organizoi një festë madhështore me miq e familjarë, ku sigurisht nuk munguan as personazhet e programit nga ku u bë e njohur.

Ana mori dhurata e urime të shumta, por dhuratën më speciale e ka zbuluar vetëm mbrëmjen e sotme. Partneri i saj, identiteti i të cilit nuk dihet, e ka surprizuar me një buqetë lulesh, shoqëruar me një dedikim plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Të dua deri në frymën e fundit!”, i ka shkruar ai.


Shtuar 6.08.2021 09:34