Feronit Shabani i njohur ndryshe edhe si Fero, është takuar së fundmi me boksierin e njohur nga Kosova, Robin Krasniqi.
Këtë e bëri të ditur vetë ish-reperi përmes një sërë postimesh në ‘InstaStory’ përmes të cilave tregonte se kishte shkuar për vizitë tek palestra e boksierit.
Ai ndau një fotografi bashkë me Robinin e gjithashtu dy video ku tregonte trofetë që ka fituar fituesi i shumë titujve.
“Krenar me ty vëlla”, shkroi Fero në njërën prej videove ku tregonte trofetë.
Krasniqi i cili merret me boks për rreth 20 vjet, ka arritur të shpallej kampion bote në kategorinë IBO.
Ai është në mesin e shumë shqiptarëve që po vulosin emrat e tyre në botë e sidomos në fushën e sportit.