Fation Kuqari lë shtëpinë e Big Brother! Çfarë ndodhi ? (FOTO, VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Albania 3 po vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme.

Ata së fundmi janë ndarë në grupe dhe kanë qenë të përfshirë në një sfidë kërcimi. Konkurrenti Fation Kuqari u tha se është lënduar gjatë lojës dhe për këtë ka lënë shtëpinë për pak orë.

“Banorë pas incidentit të ndodhur, Fationi është larguar për pak nga shtëpia për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Big Brother ju informon që është mirë dhe se do të rikthehet shumë shpejt në shtëpi”, thuhet në zarfin e lexuar nga Ilnisa Agolli.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

I njëjti u pa më vonë me banorët e tjerë, ku shihej të ishte lënduar në pjesën e syrit. Të martën nga Big Brother u largua Gazmend Ujkashi dhe për të shtunën janë në nominim gjithsej shtatë.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve


Shtuar 29.02.2024 11:58