Aksident tragjik, 14 të vdekur dhe 20 të plagosur

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Indi, ku të paktën 14 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën, kur një automjet u përmbys dhe ra në një luginë në rrethin Dindori të Madhya Pradesh, sipas një zyrtari të policisë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të Badjhar Ghat rreth orës 1:30 të mëngjesit kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollit.

Më pas automjeti ra në një luginë 40-50 metra të thellë.

Katërmbëdhjetë persona vdiqën në vend, ndërsa 20 të tjerë u plagosën, tha zyrtari.

Sipas policisë, mes të vdekurve janë shtatë burra, gjashtë gra dhe një djalë i mitur.


Shtuar 29.02.2024 12:08