Pas vizitës që vëllai i Meritonit shkaktoi brenda në shtëpinë e “Big Brother Vip3”, ku nuk pranoi të takonte Ilnisën, madje dhe deklaroi se ‘dasmën’ e çiftit e kishin parë në kuadër të lojës, një tjetër veprim nga familjarët e Meritonit, ka ngritur dyshime lidhur me marrëdhënien e dyshes.
Përveç faktit që çifti nuk e ndjek njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale, një postim që ‘trazoi’ paksa rrjetin, ka ardhur mbrëmjen e ‘Prime-t’ të mbrëmjes së djeshme.
Në llogarinë e “Instagramit” të Meritonit, është postuar një fotografi e tij, e realizuar gjatë momentit që ai ka qenë në dhomën e rrëfimit me Ilnisën, por kjo e fundit nuk ‘egziston’ në fotografi, pasi familjarët e tij e kanë prerë atë.
Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që në profilin e Meritonit, që prej nisjes së “Big Brother Vip3” dhe romancës së tyre, nuk ekziston asnjë foto/ video me Ilnisën.