Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Eri ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Express Rozë”. Ai i tha të gjitha rreth programit dhe rreth konkurrentëve (apo ish-konkurrentëve).
Eri deklaroi se pothuajse të gjitha vajzat e “Përputhen” kanë lidhje jashtë programit. Ai përmendi Ana Kaurin, duke thënë se ajo ka qenë më e shtirura ndër të gjitha.
“Më fake ka qenë Ana2. Kuptohej që ishte e lidhur jashtë emisionit. Kur futej në studio, as nuk të fliste as nuk të pershëndeste. As nuk i hante fare, pastaj bënte si e mirë, qeshte”, tha ai.