FOTO/ Emma Roberts ndan lajmin e ëmbël me fansat: Jam fejuar

Aktorja e njohur, Emma Roberts është fejuar me partnerin e saj Cody John, siç ka bërë të ditur në llogarinë e saj në Instagram. Në postim ylli i “American Horror Story” shihet duke përqafuar të fejuarit.

Mbesa e Julia Roberts ngriti dorën e majtë, e cila tregonte një unazë të madhe fejese diamanti në gishtin e saj të mesëm, duke zbuluar se është fejuar. Aktorja 33-vjeçare shkroi postimin: “Po e vendos këtu përpara se nëna ime t’ia tregojë të gjithëve.”

Roberts dhe John konfirmuan lidhjen e tyre në gusht 2022 pasi u fotografuan duke u puthur në New York. Para se të fillonte të takohej me John, i cili punon në industrinë e argëtimit, aktorja ishte e lidhur me Alex Pettyfer, Garrett Hedlund dhe kolegun e ‘American Horror Story’ Evan Peters. Roberts ka një fëmijë, Rhodes, i cili është tre vjeç, me ish – partnerin Garrett Hedlund, me të cilin u takua nga viti 2019 deri në vitin 2022.

View this post on Instagram

A post shared by Emma Roberts (@emmaroberts)

 


Shtuar 17.07.2024 17:50