Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Parashqevia rikthehet midis nesh!

Ishte dita e djeshme kur biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se këngëtarja e njohur prej dy javësh është shtruar në spitalin psikiatrik, teksa njofton se ajo nuk ka pranuar të marr mjekimin e nevojshëm.

Fatmirësisht, në një reagim në rrjetin social “Instagram”, shprehet se më në fund Parashqevia ka pranuar të mjekohet.

“Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.

Ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.

“Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur, shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën’’, shkruan ajo.

Pas kësaj, Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë në momentin që ajo u gjet në stacionin e trenit.

Reagimi i plotë i biznesmenit:

“Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station”!


Shtuar 18.01.2025 17:22