Elia Zaharia flet për divorcin: ‘Ishte një periudhë komplekse’

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo u shpreh se periudha e divorcit ishte një periudhë komplekse për të.

Të lidhura

None found

Duke mos dashur të japë detaje lidhur me situatën, Elia tha se ndihet shumë me fat për mbështetjen e pakushtëzuar që ka marrë dhe merr nga familja e saj në çdo hap të jetës.

Nga rrëfimi i saj ajo duket se ka marrë veten nga periudha e vështirë e divorcit dhe se tashmë prioritet për të është lumturia e vajzës së saj, Geraldinës.

“Ka qenë një periudhë komplekse, por unë falënderoj Zotin çdo ditë për atë mbështetje që më ka dhënë familja ime, rrethi im.

Unë jam me shumë fat, sepse prindërit e mi, familja ime, nuk janë vetëm familja ime, por janë edhe miqtë e mi më të mirë, me të cilët unë mund të ndaj çdo gjë gjërat e mira, gjërat e gëzuara.

Them: O Zot, duhet që t’i falënderojmë dhe t’i duam prindërit për aq kohë sa janë.

Tashmë ajo që ka rëndësi dhe që për mua është prioritet, është mirëqenia e vajzës sime. Unë dua që ajo të ndjehet ngrohtë shpirtërisht dhe të marrë dashuri nga të dyja krahët. Për mua kjo është e vetmja gjë që vlen”, tha Elia Zaharia.

Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.

Shtuar 30.05.2025 23:23

Aktorja Egla Ceno ka zhvilluar së fundmi një replikë virtuale me një prej ndjekësve në platformat sociale, pas një komenti lidhur me shkrimtaren Mimoza Ahmeti.   Komentuesi pretendoi se aktorja mban qëndrim negativ pasi pretendon se u injorua kur i kërkoi një libër Ahmetit gjatë një transmetimi.  Në sqarimin e saj, Ceno hodhi poshtë këto aludime, duke thënë: “Unë të paktën kërkoj libra, jo lek. Hiç nuk jam ndjerë e injoruar, do kërkoja libra gjithë jetën.”    Sharon Ston sfidon moshën, shfaqet me bikini dhe pa filtra Më tej, aktorja e zhvendosi theksin e përgjigjes së saj drejt një analize mbi preferencat e publikut dhe nivelin e komunikimit që pëlqehet aktualisht nga masa, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj përdorimit të fjalorit denigrues për të tërhequr vëmendje.  “Po më dhimbset “intelektualizmi” sepse të të pëlqejë masa për “pirdh pirdh se lirohesh” apo “të q*fsha robt” do të thotë qartazi se masa të shikon si qenie njështresore dhe argëtohet qamet me ty. Më ruajt Zoti mendt e kokës nga ky delir,” theksoi ajo në deklaratën e saj.  Ceno e përfundoi reagimin duke refuzuar përshtatjen me këto standarde për përfitime financiare: “Nuk do isha e lumtur po të ushqeja dembelizmin intelektual për dy groshë më shumë në xhep. Sigurisht kjo ka kosto dhe nuk mund të kesh një formim prej amebe.”  Ajo e mbylli postimin e saj me fjalët: “Për ta mbyllur unë them: “Fol fol se lirohesh, paramec””.

Irani: Çdo ndërhyrje e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit do të përbëjë shkelje të armëpushimit

FOTO/ Reagimi i fortë i Akilit pas s*lmeve të fermerëve ndaj Mimoza Ahmetit

Gimbo flet për takimin e Selinit me mamanë e tij, zbulon detaje nga marrëdhënia

Fituesja iraniane e Çmimit Nobel shtrohet në spital, ndodhet në rrezik për jetën

Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Ofroi 50 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

Donald Trump: SHBA do të shoqërojë anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit