Einxhel zbulon për herë të parë dramën familjare, Arjola: Mos bëj kot si e prekur (VIDEO)

Debate të forta ka pasur gjatë ditës së sotme në Big Brother, ndërmjet Arjolës dhe Einxhel, të cilat kanë hedhur akuza për viktimizim ndaj njëra tjetrës.

Einxhel u shpreh se e ka ruajtur Arjolën dhe nuk e ka sulmuar, gjë e cila nuk i është kthyer mbrapsht. Për herë të parë Einxhel zbuloi se ka një person të familjes të sëmurë, por nuk bëri me dije se cila apo cili ishte.

Një fakt të tillë e tha gjatë spektaklit të kaluar edhe Arbana, që sipas saj Einxhel ishte duke kaluar jashtë një dramë familjare.

Debati mes vajzave:

Einxhel: I kam parë gjërat përtej. Ke qenë një nga njerëzit që të kam përjashtuar nga sulmi, pikërisht se ti kam ditë gjërat, dhe të kam nxjerr nga situatat.

Arjola: Unë nuk viktimizohem këtu, ky është paragjykim, që e thoni ju, shihni se po qan ajo. Unë jam nga ato që çohem dhe e zgjidhi hallin, nuk rri unë duke qajt.

Einxhel: Paske qënë goxha e përfshirë

Monika: Po pse çfarë të ka thënë, që i thua ke qenë e përfshirë

Einxhel: A e pe çfarë tha, se nuk prekesh ti për gjërat, mos më bëj mua sikur je prekur

Arjola: Mos u prek pra, nuk ke pse bëhesh keq

Einxhel: U bëra se kam një njeri të sëmurë në shtëpi

Arjola: Ku e di unë këtë, të hidhja fall, se nuk ma ka thënë njeri

Einxhel: Je grua e zgjuar ti, duhet ti kishe kuptuar gjërat.


Shtuar 13.12.2021 09:17