Moderatorja Einxhel Shkira vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në programin “She/he’s on top”, ku ishte pjesë e jurisë.
Mirëpo, ajo nuk mund t’i shpëtonte ‘ngacmimeve’ të Ed Manushit, lidhur me lajmin që po qarkullon kudo për moderatoren.
Einxhel ishte mbuluar goxha dhe sidomos te pjesa e barkut me një tyl.
Manushi e pyeti lidhur me lajmet që po qarkullojnë, mirëpo Einxhel iu shmang pyetjes lidhur me shtatzëninë.
Edi Manushi: Që kur ke dal nga Big Brother nuk e di ça të ka gjetur. Kam filluar të mendoj që ato zërat e portaleve janë të vërteta se të shoh dhe të mbuluar.
Einxhel: Jo zemra e di si është puna? Unë këtu ca metra më tutje kam thyer krahun, thashë mos thyej dhe këmbën në Top Channel.
Einxhel dhe Dj Dagz po shijojnë romancën e tyre që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.
Madje, Einxhel i bëri dhe një dedikim mjaft të ëmbël Dagz-it, kur ai kishte ditëlindjen.
“S’te premtoj dot qe sdo ket dite qe do te dukem nje makth por te premtoj se cdo dite do mundohem te jem endrra jote me e bukur…do mundohem qe vitet ne vijim endrrat e tua te behen realitet(dhe seshte qe si kam ber realitet der tani nja dy prej tyre)Uroj te jesh gjthm i lumtur,uroj te lumturojme bashk me cfare Zoti na dhuroi,uroj te arrish yjet me dy duar,uroj te kesh jeten e gjate sepse une skam ndermend te jetoj pak,dhe skam ndermend te jetoj asnje dite me pa ty”, shkruante Einxhel përkrah një videoje të dyshes.