Dj PM është një nga personazhet më karizmatikë dhe “funny” të showbiz-it shqiptar, cilësi këto që i shfaqi edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip. Në fakt, që pas daljes nga formati suksesshëm, PM ka qenë më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes falë lidhjes me Sarah Berishën, por edhe në saj të projekteve muzikore.
Së fundmi PM, me anë të një postimi në Instagram na ka treguar se është goxha i ndjekur, por që ka edhe atë sensin e humorit që përmendëm. Kështu, artisti ka publikuar një nga statistikat e profilit të tij në këtë rrjet social, ku shihet që ka më shumë ndjekëse vajza dhe shkruan: “Eh sikur mos kisha të dashur…”
Batutë kjo që është konsideruar e çuditshme në rrjet, a thua se ende nuk jemi mësuar me humorin e PM.
Ndërkohë të gjithë janë duke pritur reagimin e Sarah-s, e cila nuk ka thënë asgjë deri më tani. Por duke e njohur, me siguri ose i ka sugjeruar ta përdorë këtë statistikë duke nisur të reklamojë skincare ose i ka dhënë sugjerime si ta rrisë faqen, si bloggere e mirë që është.