Egla Ceno: Jam përjashtuar nga gjimnazi, sepse nuk… (VIDEO)

Aktorja Egla Ceno, gjatë një bisede me banorin e ri të “Big Brother Vip”, Shkëlqim Bega, ka rrëfyer se kur ka qenë në një moshë të re, ka pasur dëshirë që të shkonte në ushtri.

Ajo u shpreh se nuk e vazhdoi ushtrinë, sepse nuk plotësonte kriterin e gjatësisë së duhur.

Ajo u shpreh se është e çuditshme se si ajo ka pasur dëshirë që të vazhdojë ushtrinë, ndërkohë që i urren rregullat, duke treguar se është përjashtuar nga gjimnazi sepse flinte gjumë dhe nuk shkonte në shkollë orët e para.

“Doja shumë ushtrinë, por nuk plotësoja gjatësinë që të hyja në një shkollë ushtarake. E çuditshme ë, që unë nuk jam e disiplinuar, e urrej disiplinën.

S’do e kisha mbaruar dot me të thënë të drejtë. I urrej rregullat se pa disiplinën nuk jetoj dot. Unë jam përjashtuar një ditë nga gjimnazi vetëm që nuk shkoja orët e para, flija gjumë. Sa vuante nëna ime. Shkolla ime ishte 40 hapa larg shtëpisë. Të betohem, e kisha përballë”,– tregoi Egla.

 


Shtuar 28.04.2024 11:34