Pasi u kap “mat” me Adën jashtë “Përputhen”, Eduardi u përjashtua nga emisioni dhe pak ditë më vonë bëri të ditur në Instagram se është shpërngulur në Zvbicër për të zhvilluar atje karrierën e tij.
Edi i ka habitur të gjithë me një foto të publikuar së fundmi në InstaStory ku shihet në shoqërinë e një vajze. Të përqafuar dhe shumë afër me njëri-tjetrin, ky imazh po sjell mjaft dyshime se ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka nisur një lidhje të re ose ndoshta është ribashkuar me të dashurën që ka patur.
Por kur të gjithë po mendonin se Ada është e prekura në këtë mes, e dashura e një tjetër ish-konkurrenti, Arsimit është ndjerë e cënuar pasi ka patyr dyshime se vajza me Eduardin është pikërisht ajo, Pranvera.
Pranvera ka reaguar në InstaStory ku sqaron se nuk ka asnjë mashkull tjetër për të veç Arsimit dhe nuk është ajo në atë foto./albeu.com/