Anxhela Peristeri ishte personazhi kryesor në rubrikën “Të panjohurit” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë emisionit këngëtarja ndau me publikun sekretin e saj, i cili është koleksionimi i kërmijve.
Në studio u publikua një video ku Peristeri shihet me kërmij në fytyrë.
“Kremrat e kërmillit në të gjithë botën janë më të mirët për fytyrën dhe efekti që kërmijtë të japin kur i vë të gjallë në lëkurë është shumë i mirë”, tha këngëtarja.