Aurela Gaçe është një ndër artistet që ka eksperimentuar shumë me pamjen ndër vite.
Herë pas here, këngëtarja publikon foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet me modele flokësh të ndryshme nga njëri vit në tjetrin.
Mirëpo, këto foto Aurela ia ka treguar edhe vajzës së saj, e cila me sinqeritetin e një fëmije, i ka bërë një koment që na bëri të qeshim.
Në galerinë e fotove, ajo e fundit tregon një Aurelë me flokë të shkurtra të kapura bishtaleca të vogla. Kur vajza e ka parë, i ka thënë: “Po ti paske qenë e çmendur!”
“Po shikonte vajza fotot kur mami ishte fringo e re, edhe kur pa foton numër 10, ndaloi pak edhe tha me sinqeritetin e fëmijës:
– ‘Po ti paske qenë e çmendur!’
– ‘Bravo të keqen mami’- i thashë, ‘vetëm ti kishe ngelur pa ma thënë’”.
Aurela është nënë e dy vajzave, Grace dhe Abigail, me të cilat ka një lidhje shuëm të ngushtë.