“E shikoja vazhdimisht, fizik shumë i bukur”, regjisori tregon si e bëri të famshme Ledina Çelon

Kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula ka treguar për herë të parë lidhur me këngëtaren e njohur Ledina Çelo të cilën e ka zbuluar si artiste dhe e ka bërë të mundur praninë e saj për herë të parë në festivalin e vitit ’95.

I pyetur nga Rudina Magjistari në studio, ai u shpreh se Ledinën e  kishte në lagje.

Osman Mula: Ledina ishte një vajzë që e kishte shtëpinë jo më larg se 50 metra larg meje. E shikoja vazhdimisht me biçikletë, i kishte hije, një fizik shumë i bukur.

Zakonisht në biçikletë njeriu sheh fizikun, këmbën, flokët dhe një palë gjyslyke. Kur shkoj takoj Ninën dhe e shoh me të. Ajo ishte nxënësja e Ninës në Lice, Ninën e kam timen, nusen e xhaxhait, i them si është si këngëtare, më tha shumë e mirë, studion për soprano dhe është një vajzë shpërthyese, mund të dalë dhe një soprano liriko-dramatike.

E dëgjoj në një studio të incizimit tek Institiuti i Arteve ku unë kisha shkuar për të tjera punë dhe kisha radhën për incizim.

Kur futem aty shoh atë vajzën duke kënduar, mu kujtua ajo këmba, gjyslyku, dhe floku, e prita i thashë goce sivjet në festival do këndosh këngën time.

Dhe në festivalin e Dhjetorit për herë të parë ajo ka kënduar me mua. Është kënga më e duartrokitur në festival.

 

 

Shtuar 17.04.2021 10:04