Shtatzënë për herë të parë? Lori Hoxha ngacmon me qëllim ndjekësit (FOTO LAJM)

Kur bëhet fjalë për postimet e Lorit të gjithë i kanë sytë katër për të kuptuar se ku ndodhet, çfarë pushimesh po shijon e kështu me radhë.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto të barkut ku e mban me duar për të treguar detajet, porn ë fakt ndjekësit kanë shpërthyer në pyetje nëse ajo ishte në pritje të ëmëbl.

Çfarë bëri Lori Hoxha? I konfuzoi më shumë me një InstaStory ku barku i fryrë ishte vetëm një iluzion optik, shkruan Albeu.com.

Por nuk zgjati shumë, sepse pak më vonë, Lori ndau disa foto në ‘feed-in’ e saj ku shfaqej duke pozuar normalisht dhe pa një barkë të fryrë, përveç bluzes ‘oversize’.

Në fakt Loxha është shprehur edhe kohë më parë se nuk e ka parë asnjëherë veten si njeriun e parë në familje që mund te bëhej mami, ndaj dhe më e lehtë ka qenë të bëhet teze, moment të cilin e ka shijuar aq shumë me dy bukuroshët e familjes, London dhe Roman që rriten çdo ditë dhe kthehen në shokët më të mirë të tezhe Lorit.


Shtuar 17.04.2021 10:29