E ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun ka qenë e ftuar Diona Fona. Këngëtarja nuk ju shpëtoi pyetjeve edhe në lidhje me historinë me Andin. Diona theksoi se mes tyre ka patur një bashkëpunim profesional dhe asgjë më shumë, por nuk e mohoi që mes tyre në të ardhmen mund të ketë diçka.
Diona Fona: I kam dëgjuar këto lajme, më kanë rënë në vesh.
Jonida Shehu: Je shqetësuar për këto lajme?
Diona Fona: Jo aspak fare.
Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq që je bërë preteks të ndahet një çift?
Diona Fona: Çka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndahen, kanë vendosur që të ndahen për arsyet e veta. Unë nuk kam lidhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq.
Jonida Shehu: Në një rrethanë tjetër, në një kohë tjetër, nëse nuk do kishim të bënim me këtë bashkëpunimin profesional, mund të ishte Andi steriotipi i një djali që mund t’i pëlqente Dionës?
Diona Fona: Andi është shumë i mirë në të gjitha aspektet dhe kam shumë respekt për të. Është shumë djalë i mirë. Mendoj që e ka menaxhuar situatën shumë mirë. Po more, pse jo. Ka sene shumë të mira të një djali, s’i dihet. (duke qeshur).