E lidhur me Arsimin? Pas “Përputhen”, Ana Lleshi pjesë e një tjetër emisioni dashurie

Pak ditë më parë, ne rrjet u përhap me shpejtësi lajmi se  ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Mirëpo, s’e dimë ç’ka ndërmend të bëjë Ana, pasi drejtuesi i emisionit “It’s my love” në Kosovë, Kika, ka deklaruar se ajo do të bëhet pjesë e programit për çifte.

Në kërkim të famës apo dashurisë së vërtetë? Këtë ende nuk e dimë dhe mbetet të shohim ç’do të ndodhë me marrëdhënien e saj me Arsimin.

Shtuar 30.03.2021 01:03