E “kritikoi” publikisht, Elvana Gjata i kthen përgjigjen epike stilistit shqiptar (FOTO LAJM)

Elvana Gjata duket se po punon për një projekt të ri. Prej disa ditësh ajo ka bërë disa postime në rrjetet sociale duke lënë të kuptohet se diçka “po gatuan”. Mirëpo, deri tani nuk ka zbuluar asnjë detaj. Ditën e sotme ajo publikoi disa foto në Instagram ku pozonte buzë detit. Thjesht “Hey” shkroi ajo krah fotove duke marrë shumë komente nga ndjekësit që kanë nisur të aludojnë për një këngë të re.

Mes shumë komenteve ka marrë vëmendje ai i stilistit dhe mikut të saj të ngushtë, Valdrin Sahitit. “E pse deti s’ka shumë valë. Ka mundur të ketë pak valë edhe pak, fare paaaak ma shumë diell”. Si duket ai ka dashur të ironizojë komentet kritikuese që bëjnë zakonisht ndjekësit në rrjetet sociale.

Nuk mund të ishte më pak ironizuese dhe funny përgjigja e Elvanës, e cila ka shkruar: “Nuk e kuptova pse? Ca ndodhiiii??? Ti ishte mirë… A bëra diçka që të mërziti?”. Komentet mes tyre kanë shkaktuar shumë të qeshura edhe tek ndjekësit.


Shtuar 28.09.2021 09:35