Ndjekësja kritikoi Arbanën, por Eduarti i dha përgjigjen e merituar (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, organizuan një darkë shumë të këndshme për disa prej miqve të tyre. Pas videove të ndryshme që ndau dje me ndjekësit në Instastory, Arbana ka postuar sot në Instagram disa foto e detaje nga tryeza që kishin përgatitur, e cila si gjithmonë dukej tejet elegante.

E teksa shumë prej ndjekësve e kanë komplimentuar, dikush ka kapur një detaj në shtrimin e tryezës. “Në fakt piruni rri në të mjatë dhe thika dhe luga në të djathtë!”- ka shkruar ndjekësja. Por, a do i shpëtonte Arbanës një detaj i tillë? Jo. “Në fakt tavolinën e ka shtruar Edi se unë po gatuaja dhe ishte një surprizë shumë e bukur. Dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie për mua në cilën anë e kishte vënë pirunin!”- ka treguar moderatorja.

Megjithatë, një përgjigje e ka dhënë edhe Eduarti, të cilit si duket nuk i ka shpëtuar ky koment në postimin e partneres. “Ti thuaj mirë që e shtrova . Do dhe pirunin në krahun e majtë!”- ka shkruar ai me nota humori.


Shtuar 13.09.2021 09:58