“E keni bërë si Hitler”, Dojna ka dy fjalë për urrejtjen e rrjetit ndaj Teas

Moderatorja e njohur Dojna Mema ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory. Një ndër ta e ka pyetur rreth ish-konkurrentes së “Përputhen”, Teas.

“Meqë e ndjek Tean në instagram, çfarë mendon për të dhe a e meriton ajo gjithë këtë urrejtje?”, i ka shkruar ndjekësi.

Dojna ka shkruar se të këqijat nuk vijnë nga Tea dhe se ka gjëra shumë më të rëndësishme për t’u revoltuar.

“E keni bërë Tean si me qenë “Hitler”. Nuk ju vijnë të këqijat nga Teas jo, shihni përreth se ka shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet të revoltohemi. Jettoni dhe lini të tjerët të jetojnë”, i është përgjigjur moderatorja.

Shtuar 10.04.2021 10:04