Lufta per titullin, formacionet e mundshme Real Madrid-Barcelona (FOTO LAJM)

Ndeshja e sotme mes Real Madrid dhe Barcelonës pritet të jetë një nga El Clasicot më të zjarrta në vitet e fundit.

Kjo për faktin se të dy skuadrat janë në garë për titull dhe në qoftë se njëra humbet pikë, atëherë do mund ta shihte veten jashtë garës për titull.

‘Galaktikët’ në këtë ndeshje do hynë me disa mungesa kryesore në formacion, ku Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Eden Hazard janë të lënduar. Raphael Varane mungon shkaku i COVID-19.

‘Blaugranët’ janë në avantazh sa i përket punës së lëndimeve, pasi vetëm Ansu Fati dhe Coutinho nuk janë të gatshëm.

Më poshtë, janë të paraqitur edhe formacionet e mundshme për këtë ndeshje.

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, De Jong, Lenglet; Dest, Pedri, Busquets, Alba; Griezmann, Messi, Dembele


Shtuar 10.04.2021 10:31