“E kam shoqe, por…”/ Arbër Çepani komenton debatin Roza-Ledjona

Ditën e sotme në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, është folur edhe për situatat dhe debatet e shkaktuara ditët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Një ndër të ftuarit ishte ish-banori i “Big Brother”, Arbër Çepani, i cili komentoi debatin e Rozës dhe Ledjonën të cilin e cilësoi si situatë të shëmtuar. Ai shtoi se pavarësisht se Rozën e ka shoqe prej një jete, ai e konsideron sjelljen e saj kundrejt Ledjonës si të pahijshme.

“Tani se çfarë po ndodh aty brenda nuk është ndonjë surprizë e madhe për njerëzit që janë në botën e VIP-llikut.

Njerëzit që kanë këtë lloj stature kanë më shumë komplekse sesa njerëzit e tjerë sepse tregojnë një jetë tjetër në “Instagram”, rrjetet sociale, intervista, ndërsa në realitet kanë të gjithë atë jetën me probleme që kemi gjithsecili prej nesh.

Prandaj çuditemi pse gjithë ky sherr aty brenda. Duket sikur kemi rrëshqitur të gjithë si kolektiv. Zihemi për një fjalë goje. Sherret e vajzave dje ishin shumë të shëmtuara në mënyrën se si ato u kapën me njëra-tjetrën.

Në rastin e Rozës, e kam shumë xhan, e kam shoqe prej një jete, ishte shumë e pahijshme ajo që i tha Ledjonës. Por prapë kam përshtypjen që o e bëjnë nga një presion i shtuar aty brenda, a nuk e di çfarë të them”, tha Arbër Çepani.


Shtuar 31.01.2024 21:09