Ilnisa ngacmon Olsin: Je djalë i mirë ti, apo do plasësh si kokoshkat?

Olsi Bylyku është një nga personazhet që i është bashkuar së fundmi eksperiencës së re në ‘Big Brother Vip’.

Artisti, ndonëse është bërë pjesë e lojës në një periudhë tensionesh dhe debatesh të njëpasnjëshme, ai nuk është përfshirë në to e mesa duket debatet që janë zhvilluar deri më tani brenda shtëpisë nuk janë pjesë e strategjisë së lojës së tij.

Mirëpo duket se kjo qetësi e tij i ka bërë përshtypje disa prej banorëve të cilët kanë nisur ta ngacmojnë. Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit, Ilnisa e pyet nëse do të vazhdojë të jetë djalë i mirë apo do të shpërthejë si kokoshkë?

Ai ka qëndruar i heshtur, ndërsa ka qenë Meri ajo e cila ka ndarë mendimin e saj lidhur me lojën e këngëtarit. Ajo i është drejtuar Ilnisës duke i thënë se Olsi po ndjek në vijë lineare dhe të drejtë në lojën e tij.


Shtuar 31.01.2024 20:53