E “detyroi” të dalë nga Përputhen, Ana Lleshi konfirmon lidhjen me ish-konkurrentin

Ditën e djeshme, mediat rozë shkruanin për një lidhje të mundshme mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli. Ky i fundit doli nga programi disa ditë më parë me argumentin se i duhej të shkonte në Zvicër atje ku edhe jetonte për të takuar djalin e tij.

Sot, këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Për më tepër, Ana tregoi se do t’i futej muzikës dhe për dy javë do të na sjell një projekt të ri muzikor, duke ardhur për herë të parë si këngëtare.

Megjithëse e di që do të paragjykohet për këtë, Ana tregoi se me kohën do t’i vërtetojë të gjithëve talentin e saj.


Shtuar 24.03.2021 09:15