Dy bukuroshet e ekranit, zbulohen bashkëprezantueset e Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike”!

Festivali i Këngës Magjike do të vijë pranë publikut me edicionin e tij të 23 këtë vit.

E teksa këngët pjesëmarrëse kanë filluar të prezantohen çdo të diel në “E diela shqiptare”, së fundmi janë zbuluar dy prezantueset të cilat do të jenë në përkrah Ardit Gjebreas në netët finale.

Bëhet fjalë për Eva Muratin dhe Olta Beqirin. “Ardit Gjebrea, Eva Murati dhe Olta Beqiri do të jenë trinomi që do të na mbajë të gozhduar në katër netët finale. Le të fillojë magjia!”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit në Instagram.

Kujtojmë që më herët moderatori Ardit Gjebrea ka bërë me dije se festivali këtë vit vjen me risi, ku “Kënga Magjike” do të zgjasë katër net, do të aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane në paraqitjen e tij dhe artistët e huaj do të jenë në një niveli që nuk ka ndodhur më parë në një garë në vendin tonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kënga Magjike (@kengamagjikeofficial)