Dua Lipa renditet e dyta! Këto janë dhjetë këngët më të dëgjuara të 2021 deri tani (VIDEO)

2021 duket se do jetë viti i Olivia Rodrigo e cila vijon të qëndrojë në top listat e Billboard, pasi albumi i saj debutues jo vetëm që është bërë një nga më të suksesshmit, por këngët e tij kanë patur të gjitha një impakt spektakolar. Artistja që u ka thyer zemrat milion adoleshentëve kudo në botë me “Drivers License” kryeson listën e këngëve më të dëgjuara në SHBA në gjysmën e parë të 2021, sipas raportit të MRC Data. Kënga, e cila prezantoi kantautoren në tregun e madh të muzikës ndërkombëtare, kryeson me një diferencë prej më shumë se gjysmë milion kopje ekuivalente dhe mund të përfundojë vitin si hiti më i madh.

Përkundër faktit se u bë një hit i madh në vitin 2020, “Levitating” i Dua Lipa është ende duke ecur jashtëzakonisht mirë dhe në gjysmën e parë të 2021 renditet e dyta mes 10 këngëve më të dëgjuara. Single-i i “Future Nostalgia”, është në bashkëpunim me DaBaby dhe është bërë së fundmi shumë virale edhe në TikTok.

“Save Your Tears” e The Weeknd vjen në vendin e tretë dhe pritet të arrijë suksese edhe më të mëdha. 5 këngët më të dëgjuara përfshijnë “Up” të Cardi B dhe “Astronaut in the Ocean” i Masked Wolf.

Duke parë të gjithë 10 vendet e para, vetëm një emër ka siguruar më shumë se një vend ​: The Weeknd. Ai gjithashtu renditet në vend të 6 me “Blinding Lights”.

Këtu janë 10 këngët më të mira në SHBA në gjysmën e parë të vitit 2021.

No.1 – Olivia Rodrigo – “Drivers License”

No. 2 – Dua Lipa – “Levitating (ft. DaBaby)”

No. 3 – The Weeknd – “Save Your Tears”

No.4 – Cardi B – “Up”

No. 5 – Masked Wolf – “Astronaut in the
Ocean”

No. 6 – The Weeknd – “Blinding Lights”

No. 7 – Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your
Name)”

No. 8 – SZA – “Good Days”

No. 9 – Pooh Shiesty – “Back in Blood (ft. Lil
Durk)”

No. 10 – Justin Bieber – “Peaches (ft. Giveon
& Daniel Caesar)”

 

Shtuar 15.07.2021 14:19