Dua Lipa bën histori: Më e dëgjuara në Spotify

Dua Lipa hyn në histori si këngëtarja femër që ka më shumë këngë në Spotify që janë dëgjuar 2 miliardë herë. Ylli i muzikës Pop ka 4 këngë, të dëgjuara secila mbi 2 miliardë herë.

E para renditet “Dont start now” e dëgjuar 2.5 miliardë herë, “One Kiss” 2.1 miliardë herë, “New Rules” me pak më shumë se 2 miliardë herë, ndërsa së fundi, këtë kufi e kapërceu edhe Levitating.

Rekordin mes të gjithë këngëtarëve e mban The Weeknd me “Blinding Lights” që është dëgjuar mbi 4 miliardë herë.


Shtuar 7.03.2024 12:37