Dori dhe Devi zbulojnë çunat e ardhshëm të “Fiks Fare” (FOTO LAJM)

Kolegë në punë dhe miq jashtë saj. Ky është rasti i Dorian Ramaliut dhe Devis Mukës, që gëzojnë një miqësi shumë vjeçare që prej kohës kur ishim mësuar t’i shihnim teksa aktronin në “Pa limit”.

Sot moderatorë të “Fiks Fare” dhe baballarë të dy vogëlushëve që me siguri do të jenë shokë po si ata. Ka qenë Dori ai i cili ka publikuar një foto me djemtë në krahë.

“Çunat e Fiksit, Eidan dhe Brois”, ka shkruar ai. Nëse ishit kureshtarë se kujt do ia kalojnë stafetën e moderimit Dori dhe Devisi pas shumë vitesh, besojmë e kuptuat. Eidan dhe Brois po bëhen gati me humorin e tyre ndërkohë.


Shtuar 16.04.2022 12:02