Atdhe Xharavina, ish konkurrenti i ‘Për’puthen 2’ është përfshirë në situatën Bora-Donald-Beatrix.
Ka zëra se ai ka pasur flirte apo diçka me Bora Zemanin, gjë që të dy e kanë mohuar disa herë kategorikisht.
Ai ishte i ftuar në emisionin tjetër të Big Brother-it, në Fan Club, ku bashkë me të tjerë diskutuan rreth çështjes kryefjalë në mediat rozë.
Atdheu është i bindur se Donaldi e dashuron akoma Borën, madje ai ka një sugjerim për të:
“Duket ku anon Donaldi, duket se kë e don. Edhe personi jashtë duket se sa dashuri ka për të. S’ka lekë që e paguan këtë, Big Brother do mbarojë. Patjetër që e dashuron dhe duhet të heqi dorë nga ai 100 mijë euro se nuk ja vlen, as lekët, as spektakli dhe asgjë me e humb një person jashtë. Më duket keq kur gjen ngushëllim te dikush tjetër se e lëndon personin tjetër, në këtë rast Beatriks është viktimë.”,- Atdheu.
Atdheu mendon se Bora me Donaldin mund të rikthehen:
Atdheu: Unë them se duhet të dal jashtë sa më herët. Mendoj se mund të ketë rikthim po doli jashtë sa më shpejt, po i la të gjitha për Borën.
Anaid (ish-fituesi BB): Bora vajzë e fortë nuk rrezikon për një gjë që nuk shkon siç duhet.
Atdheu: Para dashurisë asnjë femër nuk është e fortë.