Moderatorja e njohur, Arbana Osmani sapo është kthyer nga pushimet në Maldive ku ndodhej me partnerin e saj Eduartin, dhe dy fëmijët Jonin dhe Diellin.
Ditën e sotme Arbana ka bërë një ‘ask’ në “Insatgram”-in e saj ku njerëzit nuk kanë nguruar ta pyesin për të ditur më shumë detaje nga jeta e saj.
“Do jesh në ndonjë projekt televiziv tani që mbaroi bigu”, ishte pyetja e një ndjekësi.
Arbana u përgjigj se do të marrë disa kohë pushim.
“Jo, ca kohë do jem pushim nga Tv”, tha ajo.
Në natën finale të “Big Brother Vip Albania”, Arbana bëri me dije se është në pritje të një fëmijë.
Arbana zgjodhi ta japë kështu lajmin e pritjes së saj të ëmbël që bëri xhiron e rrjetit, ndërsa urimet për të dhe Eduartin nisën që në transmetimin live të emisionit.
Pas përfundimit të ‘reality show’-t, Arbana dhe Edi u nisën me pushime, për disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë. Pasi vizituan Parisin së bashku me stafin e “Top Channel”, dyshja udhëtoi drejt Maldiveve.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videon e shumta nga pushimet që na e kanë bërë zili të gjithëve, teksa Arbana na tregon vazhdimisht si e kalon ditën e saj atje me tre djemtë: Eduartin, Jonin dhe Diellin.