“Po ç’VIP zeza”, a e thumboi Rudina Dembacaj për “Big Brother” Arbana Osmanin? (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj veshi fustanin e nusërisë në ditën e parë të tetorit dhe u martua me ish-politikanin Mark Frroku, por në media nuk harrohen lehtë marrëdhëniet e saj të mëparshme për të cilat ngacmohet shpesh dhe ajo është shumë e zonja t’i kalojë me sportivitet.

Në vitin 2011 aktorja ka qenë e fejuar me regjisorin Eduart Grishaj, lidhje kjo që nuk zgjati shumë. Sot Eduarti është partneri i Arbana Osmanit dhe çifti kanë edhe një djalë të quajtur Dielli.

Arbana nisi mbrëmjen e djeshme “Big Brother” ku banorët këtë herë do të jenë perosnazhe VIP. Në shtëpi hynë dje 14 fytyra publike dhe pritet të këtë mjaf zhvillime.

Por sot në mëngjes Rudina është zgjuar duke postuar një foto ku nuk ka munguar një komenti i blogerit Olti Curri i cili i përmend pikërisht “Big Brother VIP”.

“Shyqyr filluan postimet e mëngjesit të marrim vesh kush është në BB Vip dhe kush jashtë”, i shkruan Oltit.
Dhe kur të gjithë menduan se Rudina nuk do t’i kthente një koment, aktorja surprizoi si gjithmonë.

“Po ç’VIP zeza unë o Olti”, përgjigje e Rudinës kjo e cila nuk tingëllon dhe aq naive.

E pytur dikur në një intervistë rreth ish të fejuarit të saj, Eduart Grishaj Rudina u përgjigj:
““Kush është ky? Unë s’jam mirë me memorien fare, mbaj mend vetëm numra”./albeu.com/