Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Ata shpesh publikojnë foto me njëri tjetrin dhe nuk i kursejnë aspak komentet e ëmbla.
Mirëpo, së fundmi Egli ka bërë me dije një lajm të trishtueshëm për të.
Ajo bën me dije humbjen e maçokut të saj, Snow.
‘Do kisha dhënë çdo frymarrje që kam, ta ktheja kohën pas dhe e ti të ishe sërish në këmbët e mia nëpër shtëpi, por nuk e kam vullnetin mbi zotin dhe natyrën. Uroj vetëm që shpirti yt i urtë, i pastër të prehet me engjejt, e ta dish se mama do të dojë përgjithmonë e do ta kujtojë me lumturi ditën kur të solla në shtëpi.’
Më herët, Olsi Bylyku ka qenë i ftuar në programin “Goca dhe Gra”, ku foli për jetën e tij personale si dhe profesionale.
Mirëpo, gjatë bisedës Olsi u ndal edhe te Egli.
Por, thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Eglit nuk kanë munguar asnjë moment.
Ajo dhe Olsi s’do të bëhen ende prindër tani për tani, ndërsa kanë të gjithë kohën përpara për të shijuar njëri-tjetrin dhe karrierën e tyre në ngjitje.
Për këtë gjë, foli edhe aktori. Në fakt, ai zbuloi se si reagoi kur qarkulloi lajmi për “shtatzëninë” e Eglit.
“Në fakt kisha njëfarë emocioni se po më shkruanin njerëzit mesazhe se qarkulloi lajmi. Pata një lloj emocioni, me thënë të drejtën u kënaqa. I thashë Eglit: “Ta bëjmë një ne? Jemi që jemi?” ‘Kur festova 24-vjetorin qarkulloi shumë në rrjet se isha shtatzënë, por në fakt nuk jam’”- theksoi Olsi duke qeshur.