Dje iu dha lamtumira e fundit, familja e Shpat Kasapit del me njoftimin e rëndësishëm

Një ditë pas ceremonisë mortore, familja e këngëtarit Shpat Kasapi, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për miqtë dhe dashamirës të tyre.

Në një postim në Instagram Story, familja bën me dije se pamja (vizita), do të mbahet për Shpatin do të mbahet nga sot me datë 1–2–3 Dhjetor 2025, në Restorant Dea në Çair nga ora 10:00 deri në 19:00.

“Të nderuar miq, familjar dhe dashamirë të muzikës dhe krijimtarisë së Shpatit. Ju njoftojmë se e pamja për Shpatin do të mbahet nga sot me datë 1–2–3 Dhjetor 2025, në Restorant Dea në Çair nga ora 10:00 deri në 19:00. Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe. Me respekt, Familja Kasapi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që këngëtari Shpat Kasapi u nda nga jeta të mërkurën e 26 nëntorit, pas një ataku kardiak.


Shtuar 1.12.2025 16:46