“Djali më i fortë se unë”, bashkëshorti rrëfehet për herë të parë pas vdekjes së Hueyda El Saied (VIDEO)

Më 23 nëntor u nda nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied. Ajo ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Sot, për herë të parë në një program televiziv shqiptar, bashkëshorti i saj, Thierry rrëfeu gjithçka nga momenti kur Huejda zbuloi se ishte e sëmurë, si ja thanë të birit deri te gjendja e tij aktuale.

“Është një shok shumë i madh. Mbetet një peshë e madhe, por përpara se të filloja, do doja të thoja shumë faleminderit për të gjithë mesazhet që kemi marrë nga ana e Shqipërisë. Këtë e them edhe në emër të Gabrielit. Shumë faleminderit.

Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Huejdën.

Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme.

Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”, u shpreh i përlotur Thierry për “ABC e Mëngjesit”.

“Unë ndjehem shumë mirë për Gabrielin, sepse ai është shumë i fortë dhe është djali im tani. I bëra një premtim Huejdës për tu kujdesur dhe për të qenë babai më i mirë për Gabrielin. Unë do të jem aty për të gjatë gjithë jetës sime”, tha ai.

 


Shtuar 27.12.2021 11:21