Djali i Jozefina Topallit zyrtarizon lidhjen? Cindy Marina shfaqet në pushime me kunatën (FOTO LAJM)

Prej disa kohësh Cindy Marina dhe Genar Topalli po përjetojnë historinë e tyre të dashurisë. Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private. Ajo ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një djalë shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

Cindy sapo ka përfunduar eksperiencën e saj në “Dance Albania”, ku shfaqi një talent të pazbuluar për kërcimin. E pyetur në këtë progam pë marrëdhënien me vjehrrën e saj Jozefina Topallin, modelja u shpreh:

“Raportet i kam të mira, ajo është e mrekullueshme”.

Por duket se raporte të mira Cindy ka edhe me kunatën. Së fundmi Cindy dhe Megi Topalli kanë udhëtuar së bashku drejt Milanos ku nuk ka munguar edhe një foto./albeu.com