Këngëtari i cili me zërin e tij të ëmbël ka arritur të tërheqë vëmendjen dhe të fitojë zemrat e mijëra fansave, Ylli Limani ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.
Shumë fytyra publike zgjodhën që ta urojnë artistin, ku ndër to ishte edhe Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj.
Nga postimet e tyre ata lan të kuptohet se gjatë dasmës së tyre sekrete në Toskana të Italisë Ylli ka performuar me çiftin.
Sakaq postimet e dyshes kanë shkaktuar të qeshura në rrjet, pasi Arbana shkruan: “Tregoi njerëzve se kur del kënga jonë se po presin.”
Nga ana tjetër Eduarti në foton e tij përveç urimit për Yllin ka edhe një “diss” për partneren e tij teksa shkruan: “Mos e publiko këngën me Arbanën pa dalë dueti jonë.”