Dikur miq të ngushtë, ç’farë ka ndodhur mes Olta Gixharit dhe Eni Shehut?

Eni dhe Odeta në natën e ”Dancing With the Stars”, kushtuar festave të nëntorit u shfaqën më sensual se kurrë, me një rumba.

Performanca e tyre nën tingujt e këngës “Era” të Mira Konçit dhe Faton Maculës, u shoqërua me kritika të shumta nga anëtarët e jurisë, kryesisht Oltës dhe Ilirit.

Mirëpo komentet e Oltës shoqëruar nga shikimet dhe mimikat e Enit nuk u dukën aspak të paqta, duke theksuar këtu edhe faktin që kanë qenë miq të ngushtë. Tensioni sonte mes tyre ndihej në ajër.

Olta Gixhari debatoi me Odetën, të cilës i kërkoi që t’i japë më shumë hapa dhe koreografi Enit, që sipas saj “e ka lënë në hije”.

Olta: Avantazhi juaj është që ti Odeta bën koreografinë dhe nuk jam fare e lumtur që Eni të paraqitet me këtë koreografi, që 90% të kërcimit është në hije.

Odeta: Është një kërcim sensual që partnerët nuk mund të rrijnë larg njëri tjetrit. Eni ka pasur hapat e rumbës.

Olta: Do doja ta nxirrje në dritë.

Odeta: Analiza që i bëhet Enit më shumë është që s’ka bërë hapa.

Olta: Sonte s’kishte fare, sot vetëm të kam mbajtur vetëm ty.

Olta: E njoh rumbën.

Odeta: Nga fillimi deri në fund ka pasur hapa të rumbës.

Olta: Nëse do i thoja Enit që dil e kërco vetëm, ai nuk do dinte çfarë do bënte sepse vetëm ty të ka mbajtur.

Olta: Interpretimin e kishe shumë të mirë.

Dy anëtaret e tjera ishin më të buta në gjykim. Valbona tha se performanca ishte e bukur.

“Ishte vërtet shumë e bukur. Eni ka goxha kapacitet për të kërcyer. Një partner që i krijon siguri partneres dhe i fortë”, tha Valbona.

Lori: Mua më erdhi ndjesia e rumbës, stili i hapave për aq hapa sa kishte mua më pëlqyen shumë. Do doja të kishe më shumë performancë ti se Odeta.

 


Shtuar 24.11.2023 22:49