“Ka ofertë 1.3 milionë euro”, Gaz Demi i vendos çmimin Maguette: 2 milionë euro ose nuk e jap

Presidenti Gaz Demi ka folur në emisionin “Elite Show”, ku ndër të tjera është pyetur dhe për Maguette.

“Ka ofertë serioze 1.3 milionë euro dhe 20% të kartonit. Kam thënë pas ndeshjes së djeshme, kush nuk sjell 2 milionë euro nuk jepet”, u shpreh Demi.

Kujtojmë se Maguette vendosi Derbin e djeshëm përballë Tiranës. Me 2 golat e tij, mesfushori 21-vjeçar spikati ndër të tjerë.


Shtuar 29.04.2024 22:01