Gjatë ditëve të fundit, Jetmiri vendosi të injoronte 3 banorë në shtëpi, Romeon, Heidin dhe Eglën, me të cilët ka pasur shumë debate në shtëpi.
‘Prime’ i sotëm nisi me debatin e ashpër të Eglës dhe Jetmirit, ku ky i fundit shprehet se Egla ka shkelur çdo rregull duke e ofenduar, e ndërsa Egla u shpreh se e gjitha kjo është një skemë e Jetmirit, për të marrë vëmendje.
Egla: Ai kërkoi një paqe me mua, unë i thashë s’mbaj mëri me askënd. Pasi kemi shkëmbyer një batutë ai s’më foli më dhe s’e kuptoj pse e ka marrë këtë mendim për mos të më folur mua atij asaj. Duke luajtur vetëm përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të marrë vëmendje.
Mbledh ca njerëz për të bërë monologje për kamerat. Ndryshon kontekstin e fjalëve që kam përdorur. Unë nuk kam me Jetmirin ndonjë marrëdhenie që në momentin që ai më ka hequr jorganin. Që përmenda fëmijën e tij unë kam kërkuar falje!
Jetmir: Më ka bërë maniak. I drejtohet kamerave për fëmijën tim!
Bullizon dhe përdor të gjitha format e shantazhit në mënyrën e vet. Megjithatë pavarësisht të gjitha situatave të krijuara nga ky person, unë kam gjithë të drejtën t’a risjell në vëmendje. Besoj që këtij personi i janë dhënë më shumë se 1 mundësi për të reflektuar në sjelljen e saj dhe është ky person problematik që nuk reflekton!