Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë. Revista People raporton se modelja dhe Malik kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre pasi ky i fundit përflitet se është përfshirë në një konflikt me të ëmën e Hadid, Yolanda. Përfaqësuesit e modeles lëshuan një deklaratë duke thënë: “Gigi është e fokusuar vetëm në më të mirën për Khai. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.”
Bashkëprindërimi: ‘Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë, ata janë të dy prindër të mirë, – zbuloi një burim për People të enjten, duke shtuar se ish-çifti ‘bashkë prindër’ vajzën e tyre njëvjeçare Khai.
Kjo vjen pasi People raportoi se “Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë, të dy janë prindër të mirë.” Zayn dhe Gigi, të cilët kanë qenë bashkë që nga viti 2015, mirëpritën fëmijën e tyre të vetëm në shtator 2020. Mediat e huaja shkruajnë se Yolanda pritet të denoncojë dhëndrin në polici me pretendimin se e ka dhunuar pas një grindjeje.
Ai tha, ajo tha: Sipas TMZ, Yolanda pretendoi se ajo ishte ‘goditur’ nga Zayn gjatë një sherri që ndodhi ‘diku javën e kaluar’, ndërsa Zayn pretendoi në Twitter se incidenti nuk përfshinte asgjë më shumë se një shkëmbim ‘fjalësh të ashpra’. dhe kishte ndodhur ‘disa javë më parë’ në shtëpinë e Gigi-t; Zayn dhe Yolanda janë parë në vitin 2017
Mirëpo, ish këngëtari i One Direction ka hedhur poshtë akuzat përmes një postimi në Twitter. “Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë që të krijojë një ambient të sigurt dhe privat edhe për vajzën time, gjatë rritjes së saj. Një vend ku çështjet familjare nuk hidhen në skenën e botës, ku secili mund të marrë çka të dojë.
Indirekt: Malik u përmbajt nga emërtimi i Yolanda-s në postimin e tij të gjatë në Twitter dhe, në vend të kësaj, iu referua asaj si ‘një anëtare e familjes së partnerit tim’ pasi shprehu shqetësimin se si akuzat publike do të ndikojnë në Khai dhe mjedisin e saj.
Në një përpjekje për ta mbrojtur këtë hapësirë, unë pranova të mos i kundërshtoja pretendimet që lindin nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, e cili hyri në shtëpinë tonë ndërsa partnerja ishte larg, disa javë më parë.
Kjo ishte dhe prapë do të duhej të ishte një çështje private por duket se tani për tani ka përçarje, dhe pavarësisht përpjekjeve të mija që ta shndërrojë shtëpinë në një mjedis paqësor për familjen, gjithçka rrodhi si informacion për mediat”, tha ai.