Debat i ashpër mes Jul Dedës dhe Romeo Veshajt: Rob më të trashë nuk kam parë në jetë

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Jul Dedës dhe Romeo Veshajt në shtëpinë e Big Brother Vip 3.

Debati u bë për situatën e hallvës dhe të dy kanë përdorur fjalë fyese ndaj njeri tjetrit.

Juli i është drejtuar Romeos duke i thënë njeri i trashë, ndërsa ky i fundit e ka cilësuar ‘gomar’.

Pjesë nga diskutimi:

Romeo: I le të gabojnë, t’i prihen gjunjët

Juli: Ti qenke i trashë

Romeo: Ti je gomar nëse unë jam i trashë

Juli: Ti je një gjë e trashë

Romeo: Të erdhi keq?

Juli: Qenke i trashë fare, ty duhet të ta vesh me titra poshtë

Romeo: Ti lloz, ça nuk kuptove nga ajo që thashë

Juli: Rob më të trashë nuk kam parë në jetë

Romeo: Pse nuk e argumenton? E le Erjolën t’i prihen gjunjët

Juli: Ti e merr situatën, e vjedh dhe do të më sulmosh mua.


Shtuar 3.03.2024 16:57