Cindy Marina si asnjëherë, zbulon të pathënat nga romanca e saj me djalin e Jozefina Topallit: Kemi dy vite të lidhur

Cindy Marina është ndalur sërish tek marrëdhënia e saj e dashurisë me Genar Topallin. Ajo ka thënë për “Dance Albania” se dyshja janë në një lidhje prej dy vitesh.

Mirëpo, Cindy theksoi edhe se në spektaklin e kërcimit nuk është vetëm për vete, por edhe për Genarin

“Genari ishte javën e kaluar në spektakël dhe më ndoqi live. Jam e lidhur prej 2 vitesh me Genarin, jemi njohur në Shqipëri. Kur më erdhi ftesa për “Dance Albania” isha me 2 mendje se kisha dhe angazhime të tjera dhe ai ishte i pari që më shtyu që të futesha dhe ta provoja këtë eksperiencë. Më tha: “Të shkon shumë Dance, pse jo të mos ta provosh, të provosh me veten dhe ta fitosh”. Në këtë rrugëtim nuk jam vetëm për vete, por edhe për Genarin”- theksoi ajo.

Më herët, gjatë një interviste, ajo është pyetur për jetën e saj personale.

Mirëpo, a vihet në pozitë Cindy kur i përmendin Genarin, djalin e Jozefina Topallit, me të cilin është në një lidhje dashurie?

“Mund të them po edhe jo, sepse është e vërtetë që unë jam Cindy por dhe kjo është një pjesë tjetër e jetës sime dhe nuk i vë faj njerëzve që ndoshta e përmendin apo duan ta nxjerrin në pah. Kam arritur shumë për moshën akoma të re, jam krenare. Dhe për lidhjen time, jam krenare.”

Po marrëdhënien me Jozefina Topallin si e ka? “I kam të mira, ajo është e mrekullueshme”- tha ajo. Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private. Ajo ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një djalë shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim


Shtuar 29.11.2022 10:59