Shumica prej ish-konkurrenteve të “Për’puthen” duket se kanë gjetur një mënyrë të përbashkët se si të qëndrojnë pranë fansave të tyre. Ato bëjnë herë pas here bashkëbisedime virale me ndjekësit në “Instagram”.
E kështu ka bërë një ditë më parë edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Stela Nikolla. Kjo e fundit i ka lënë të lirë fansat e saj që t’i bëjnë pyetje të ndryshme. Por duket se të gjithë janë të interesuar në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me ish-konkurrentët e realit show-t.
Shumica e pyetjeve ishin në lidhje me Çimin, me të cilin Stela doli e lidhur nga programi, por që lidhja e tyre zgjati shumë pak. Ai më pas u pa duke u puthur me Linditën, për të cilën ka pasur gjithmonë një pëlqim, si dhe me Gilbertën.
Kjo e fundit e ka sqaruar atë puthje dhe është shprehur se mes saj dhe Çimit nuk ka asgjë, përveçse shoqëri. Ndërsa lidhur me gjithë këtë “rrëmujë” që është bërë, Stela shprehet se e bëjnë vetëm për pak vëmendje.
Biseda e Stelës me ndjekësit e saj në “Instagram”:
The se Çimi nuk do të lidhej kurrë me Linditën sepse është shprehur shumë keq për të, ja që ndodhi
Çfarë nuk bëhet për vizibilitet e disa followers
A je mërzitur nga videot e Çimit që ka nxjerrë Gilberta?
Çdo njeri tregon veten e vet! Mërzitur absolutisht jo…
Çimi në një live të Bertës tha që me Stelën kemi një pauzë, si qëndron e vërteta?
Normalisht duhet të pyesësh personin në fjalë, jo mua… mua nuk më intereson çfarë thotë ai person.
Më duket se Gilberta çdo gjë që nxjerr e bën me tendencë, që nga videot dhe livet, je shumë e mirë.
Hahaha, çudi të gjithë kështu mendojnë… të jetë e vërtetë.
A e prisje që Çimi të afrohej me Linditën?
E prisja nga jo stabiliteti i Çimit. Një gjë është e sigurt, janë shumë fake, edhe pse për moshën që kemi nuk na shkojnë këto sjellje.