“Çifti në fuqi”, konfirmohet ribashkimi i Sarës me Atdheun (FOTO LAJM)

Tanimë nuk ka më vend për dyshime! Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina janë rikthyer bashkë dhe këtë e ka konfirmuar vetë autorja Olsa Muhameti. Nëse pak ditë më parë komentet flirtuese me “emoji” me zemra të dy ish-konkurrentëve na bënë konfuzë, tashmë jemi 100% të sigurt për ribashkimin e dyshes. “Me çiftin në fuqi të Për’puthen”, shkruan Olsa në një foto të publikuar në InstaStory krah Atdheut dhe Sarës gjatë turit në Shkodër. Më pas ka qenë edhe moderatorja Bora Zemani ajo që ka ndarë mjë moment të ëmbël mes tyre në tavolinë, teksa bukuroshja bionde e kapte te mjekra të riun nga Gjakova.

Kujtojmë se Sara lajmëroi e para ndarjen nga Atdheu në rrjete sociale, duke shkruar “Jam 107 % single” disa ditë më parë. Pas saj edhe Atdheu lajmëroi përfundimin e lidhjes së tyre, madje ai prishi edhe miqësinë me Andin.

 


Shtuar 16.06.2021 10:51