Të gjithë dyshojnë te lidhja e tyre, Sara habit me dedikimin për Atdheun (FOTO LAJM)

Pasi u rikthye në Për’puthen për Antonelën, Atdheu habiti të gjithë duke dalë nga emisioni me Sarën si çift. I gjithë publiku mbeti i habitur dhe tashmë sytë janë të çifti. Në rrjetet sociale, ish-konkurrentët po tregojnë vazhdimisht se janë bashkë dhe publikojnë foto krah njëri tjetrit.

Së fundmi u aludua se Sara mund të jetë shtatzënë pas një fotoje që ajo postoi, por Atdheu e mohoi këtë lajm, madje u shpreh se as nuk është në lidhje me Sarën, por thjesht po njihen.

Nga ana tjetër duket se Sara është dashuruar shumë dhe po e vlerëson taman lidhjen me Atdheun pasi së fundmi postoi një fotografi të Atdheut ku shkruajti ”Kur ti buzëqesh, buzëqesh dhe unë”.

Jo të gjithë bëjnë deklarata kaq të ëmbla.


Shtuar 21.05.2021 14:06