Çdo mbrëmje emisioni “Top Arena”, ka të ftuar specialë personazhe VIP të fushave të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, ishte radha e fitueses së edicionit të dytë të “She’s on Top”, Ina Pashollari.
E teksa Edi Manushi po bënte prezantimin e saj, ai nuk mbante mend se cilin edicion Ina ka fituar.
E në momentin që Pashollari u fut në studio, iu kthye Manushit:
Pjesë nga biseda:
Manushi: Ajo ka fituar “She’s on Top”, 2 apo 3 do m’a thotë kur të vijë këtu se nuk e mbaj mend. Ina Pashollari. Kë “She’s on Top” ke fituar?
Ina: “Të dytin dhe si nuk të vjen turp”.
Manushi: Si e ke atë zbritjen njësoj si… Nuk i ke hequr ato…
Ina: “Normale, këto janë zakone të vjetra”.
Manushi: Po pse je bërë kështu se revolucionare franceze me këto flokë? A duket si te filmat partizanë-francezë, ça është ky modeli?
Ina: “Duhet të rrish më shumë në internet se këto janë modele trend tani”.